E dhimbshme, nëna e Cristiano Ronaldos pëson sulm në tru

11:53 | 03 Mars 2020

Cristiano Ronaldo po kalon në situatë të rëndë.

Kjo pasi nëna e tij, Dolores Aveiro, ka pësuar sulm në tru në orët e para të mëngjesit. Ajo është pranuar në Spitalin Doctor Nelio të Mendonça de Funchal (Portugali).

Dolores është në kujdes intensiv dhe sipas informacioneve të para, gjendja e saj është stabilizuar.

Ronaldo është informuar për situatën dhe thuhet se ka marrë menjëherë rrugën për Portugali.

Mbetet të shihet nëse gjendja e nënës së tij do të ndikojë në mungesën e Ronaldos në ndeshjen e nesërme ndaj Milanit.

Komento: