E dhimbshme: Nëntë vjeçari vdes nga koronavirusi në Kosovë

16:42 | 27 Janar 2022

Një djalë nën moshën 9 vjeçare viktimë e COVID-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në mesin e viktimave është edhe një djalë nën moshën 9 vjeçare nga Prizreni.

Viktimë është edhe një person i moshës 50-59 vjeçare, dy persona të moshës 70-79 vjeçare dhe dy të moshës mbi 80 vjeç.

Dy nga viktimat janë nga Gjilani, një nga Mitrovica, një nga Deçani dhe një nga Kaçaniku.

Komento: