E dhimbshme, nipi hup ndjenjat pasi nxorën nga rrënojat të pajetë xhaxhain

16:05 | 28 Nëntor 2019

E dhimbshme!

Ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit po nxirrnin një trup nga rrënojat e hotelit “Mia Mare”, të shkaktuara nga tërmeti në Durrës, një person tjetër ka humbur ndjenjat.

I alivanosuri ka marrë ndihmën e parë nga ekipet e shpëtimit që po operonin në atë zonë dhe është dërguar për trajtim.

Personi që humbi ndjenjat ishte nipi i të ndjeri. Ekipet kanë nxjerr nga rrënojat 54 vjeçarin që tash e disa orë është punuar për të nxjerr trupin e tij.

Kujtojmë së numri i viktimave nga tërmeti ka arritur në 41 dhe ende po vazhdohet operacioni për t’i nxjerr trupat e tjetër që gjinden nën rrënoja.

Komento: