
Ikona e hitit “Xhamadani Vija-Vija”, Shemsi Krasniqi ka vdekur dje në banesën e tij në Prishtinë.
Kjo lajm i trishtë, tronditi mbarë Kosovën dhe jo vetëm.
Shumë kolegë të tij, shprehen dhimbjen për humbjen e ish-anëtarit të grupit “Ilirët”.
Këngëtari Malësor Prënkoçaj, u shpreh i shokuar për vdekjen e Shemit.
Ai në studion e Klan Kosovës tregoi se si mori lajmin e kobshëm.
“Në ato momente hyra kot për të shfletuar disa portale tona, sa për t’u informuar për situatën se çka po ndodh dhe kur e pashë lajmin, bile shumë shpejt mas postimit, me të vërtetë u ndjeva jashtëzakonisht keq sepse thashe me vete “O zot çka po ndodh kështu””, deklaroi ai në Ora 7 në Klan Kosova.
Prënkoçaj deklaroi se Shemi ishte artist i madh, duke ndarë kujtimet me të.
Këngëtari nga Mali i Zi, theksoi se shpesh i ka rënë të këndojnë bashkë me Shemin.
