E dhimbshme: Portieri i njohur thyen këmbën gjatë ndeshjes, rrezikon karrierën

22:23 | 14 Qershor 2020

Portieri i njohur rrezikon karrierën, thyen këmbën gjatë ndeshjes.

Po zhvillohet ndeshja në mes të Rizespor dhe Galatasaray në kuadër të javës së 27-të të Superligës turke.

Por kjo ndeshje nuk ka qenë aspak me fat për portierin e Gallatës, Fernando Muslera.

Ai është lënduar rëndë dhe u zëvendësua në minutën e 24-të të ndeshjes.

Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale shihet se Muslera ka thyer këmbën.

Një lëndim i tillë do ta mbaj jashtë fushave portierin për të paktën gjashtë muaj.

Komento: