Ngjarja ku 7 vjeҫari u privua nga jeta ishte një ngjarje që tronditi të gjithë.
Dy prindërit dhe vëllai i vogël kanë vizituar sot vendin ku 7 vjecari nga komuna e Lipjanit u privua nga jeta dje nga një 75 vjeçare në Basel të Zvicrës.
Mediat zvicerane kanë publikuar fotografi të momentit kur dy prindërit me të birin e vetëm që u ka mbetur shkojnë në rrugën ku djali i vogël u gjet pa shenja jete.
Nëna e cila nuk mund të mbajë lotët dhe babai me vëllanë që mezi qëndrojnë në këmbë, janë para luleve dhe qirinjve që qytetarët kanë vendosur në kujtim të 7 vjeçarit.
Për mediat atje ka folur nëna e vogëlushit e cila ka thënë se dje ia morën lulen më të bukur të jetës dhe se djali i saj ishte plot lumturi e vullnet për jetë.