E dhimbshme, punëtori që humbi sot jetën në vendin e punë ishte djali i vetëm i familjes

23:42 | 31 May 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë.

Një 38 vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës në Sllatinë, Fushë Kosovë, përcjellë Indeksonline.

Siç ka mësuar Indeksonline, i ndjeri me inicialet N.H nga fshati Subofc i komunës së Podujevës, është djali i vetëm i familjes pas pesë vajzave.

Ai qysh në moshën 12-vjeçare ishte përballur me humbjen e babait dhe që nga ajo kohë ka punuar për t’u kujdesur për familjen

Lidhur me rastin, detaje ka dhënë edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Ajo ka bërë të ditur se N.H ka vdekur pas plagëve të marra pas rrëzimit nga shkalla në lartësi 4-5 metra.

Komento: