E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që vdiq në bjeshkët e Junikut

15:07 | 27 Nëntor 2022

Sot varroset 16-vjeçari që vdiq në bjeshkët e Junikut.

16-vjeçari Dilon Ramqaj, i cili vdiq mbrëmë në bjeshkët e Junikut, do të varroset sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Studenicë.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Klankosova.tv se viktima është gjetur në Gropën e Erenikut që ndodhet në bjeshkët e Junikut.

Ende nuk dihet shkaqet për vdekjen e tij.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML. Rasti është iniciuar si Hetim mbi vdekjen”, tha Gashi.

Komento: