
Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e djeshëm në fshatin Rakaj të Ferizajt, ku një 29-vjeçar është gjetur pa shenja jete në terasën e shtëpisë së tij.
Burimet bëjnë të ditur se viktima është Fatijon Rexhepi (29-vjeçar).
Lamtumira e fundit 29-vjeçarit do t’i jepet sot në varrezat e fshatit Rakaj.
Sipas informatave, momentin e rëndë e ka përjetuar vëllai i tij, B. Rexhepi, i cili rreth orës 07:30, derisa po kalonte pranë shtëpisë, e ka parë vëllain të varur me litar në terasë.
Burimet bëjnë të ditur se viktima jetonte vetëm me nënën, por natën e kaluar kishte mbetur vetëm në shtëpi pasi nëna ndodhej tek motra e saj.