E dhimbshme: Sot varroset 18 vjeçarja që vdiq në aksidentin në Kroaci

12:17 | 28 Korrik 2021

Sot varroset 18 vjeçarja që vdiq në aksidentin në Kroaci.

18 vjeçarja Anjeza Bellanica, që vdiq në aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, do të varroset sot.

Varrimi i Anjeza Bellanicës, që është një nga dhjetë viktimat e këtij aksidenti, do të bëhet në ora 19:00 në fshatin e lindjes Krushë e Madhe.

Trupi i saj bashkë me trupat e viktimave të tjera janë nisur nga Kroacia, derisa momente më parë kanë arritur në Shqipëri.

Komento: