E dhimbshme: Sot varroset 21-vjeçari që humbi jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës

13:15 | 06 Korrik 2025

Një ngjarjece rëndë që ka ndodhur ku si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës, një 21-vjeçar ka humbur jetën dje në QKUK.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Bujar Zeka, që ishte duke punuar në fabrikën e tullave “IMN Dukagjini” në rrugën “Gjergj Sokoli”, kur u lëndua rëndë dhe u transportua fillimisht në emergjencën e Gjakovës, e më pas në QKUK.

Derisa, Sinjali ka mësuar së i ndjeri do të varroset sot në ora 16:00, në varrezat e Qyteti të Gjakovës.

Komento: