E dhimbshme: Vdekja e 17- vjeçares në Velipojë, nëna rrëfen bisedën e fundit

15:24 | 22 Gusht 2020

Vdekja e 17- vjeçares në Velipojë, nëna rrëfen bisedën e fundit.

Zbardhet dëshmia e nënës së vajzës 17-vjeçe që u mbyt katër ditë më parë në Velipojë.

Nëna e 17-vjeçares Enisa Doda ka deklaruar para oficerëve të policisë se vajza i kishte kërkuar leje për të dalë për kafe me një shok, por që nuk u rikthye më e gjallë.

“Atë ditë vajza më kërkoi leje të dilte për kafe me një shok. I dhashë leje, ndërkohë që më vonë mësova lajmin tragjik”.

Deklarata është dhënë para oficerëve të policisë së Shkodrës ditën e ngjarjes kur u nxor i pajetë trupi 17-vjeçares, mëson Report.

Komento: