E dhimbshme: Vdes 13-vjeçarja shqiptare në Francë, ra nga ndërtesa

22:12 | 28 Nëntor 2022

Vdes 13-vjeçarja shqiptare në Francë, ra nga ndërtesa.

Një 13-vjeçare me prejardhje shqiptare ka vdekur në qytetin e Ban-Saint-Martinit në France.

Sipas këshilltarit të qytetit, vajza ishte fëmija më i madh i një familjeje me origjinë shqiptare.

Vajza ishte nxënëse e vitit të katërt në Jean-Bauchez Colllege, shkruan Actu.fr, përcjell Klan Kosova.

“Është një tragjedi,” ka thënë Henri Asswer, kryebashkiaku i këtij qyteti.

“Motra e vogël e saj është në klasën e gjashtë në kolegj, dhe dy të tjerët janë në shkollën e Pagnolit”.

Komento: