Vdes 6-vjeçari nga Gjilani, i ranë dyert e metalit.
Një 6-vjeçar nga Gjilani, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas një lëndimi që ka marrë nga dyert e metalit në shtëpinë e tij, raporton Express
Rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës në fshati Vërbicë e Kmetovcit në Gjilan, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Në rrethana të panjohura janë rrëzuar dyert e metalit nga të cilat është lënduar një fëmijë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse”, ka njoftuar policia.
Ndërkaq për vdekjen e 6-vjeçarit ka njoftuar babai i tij, përmes rrjetit social Facebook.
“Pas një aksidenti që ndodhi dje, në moshën 6 vjeçare ka vdekë djali jem #Loli Florian Matoshi..!!! T’Zotit jemi dhe tek Ai kemi me u kthy…Varrimi bëhet nesër , me kohen e Xhumasë ( nesër ), në Vërbicë të Kmetovcit /Gjilan”, ka shkruar ai