E DHIMBSHME/ Vdes foshnja që para pak ditësh u nxor e gjallë nga barku i nënës së vrarë në Gazë

11:16 | 26 April 2024

Ka vdekur foshnja që para pak ditësh u shpëtua derisa u nxor e gjallë nga barku i nënës së vet të vrarë, pas një sulmi ajror izraelit në Gazë, ka mësuar BBC.

Foshnja e Sabreen al-Sakani, u lind me prerje cezariane në një fshat në Rafah pak pas mesnatës të së dielës.

Mes skenave kaotike, mjekët ringjallën foshnjën, duke përdorur një pompë dore.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë atë ditë ditë se Sabreen Al-Sakani ishte në javën e 30-të të shtatzënisë, kur u vra bashkë me bashkëshortin e saj dhe vajzën e tyre të vogël. Kreu i një reparti të neonatologjisë, Mohammed Salama, ka thënë se foshnja, me peshë prej 1 kilogrami e gjysmë, ishte në gjendje stabile dhe se po përmirësohej gradualisht. Por fatkeqësisht, foshnja vdiq të enjten.

Më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës është zhvendosur në Rafah për t’u shpëtuar bombardimeve izraelite, të nxitura pas sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga grupi ekstremist palestinez, Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Foshnja Sabreen, që e trashëgoi emrin e nënës, është në mesin e 16 fëmijëve të vrarë në dy sulme ajrore në Rafah gjatë fundjavës. Ajo u varros të enjten pranë nënës së saj.

Komento: