E dhimbshme: Vdes gazetari i njohur shqiptar

17:06 | 16 Gusht 2019

Një lajm i zi ka ardhur për gazetarinë shqiptare.

I konsideruar si “babai” i zhanrit të reportazhit në Shqipëri, është ndarë sot nga jeta gazetari i njohur shqiptar Fatos Baxhaku.

Baxhaku vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe fatkeqësisht sot ka mbyllur sytë.
Fatos Baxhaku ka qenë një publicist dhe gazetar prej vitesh në Shqipëri, ku spikat puna e tij me reportazhet anembanë të gjithë Shqipërisë, materiale të cilat ai i ka përmbledhur dhe në libra.

Fatos Baxhaku humbi jetën në moshën 55 vjeçare.

Biografia:

Baxhaku ka lindur ne Tirane me 9 janar ne 1964. Shkollimin e pare e kreu ne shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesem e kreu ne gjimnazin “Ismail Qemali”. Pergjate viteve 1982-1986 studioi ne Unversitetin e Tiranes ne fakultetin e Histori-Filologjise ku u diplomua ne histori.

Qe nga 1986 e deri ne 1992 punoi ne Institutin e Historise se Akademise se Shkencave. Nga 1993 e deri ne 1998 ishte bashkethemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetes Shqiptare”. Ne periudhen 1998-1999 ishte kryeredaktor i pare i lajmeve ne televizionin “Klan”. Ne 1999-2000 ishte kryeredaktor i revises se perjavshme “XXL”.

Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dje gazetar ne televizionin “Vizion Plus”. Ne 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar ne te perditshem “Shqip”. Aktualisht (2015) eshte gazetar ne profesion te lire.

Fatos Baxhaku eshte autor ose bashkeautor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugetim” (Top Channel), “Shtepa e Vjeter” (Digitalb).si edhe i shue dokumentareve televizive.

Ka qene disa here pedagog i jashtem i gazetarise ne universitetet e Elbasanit dhe Tiranes..

Ka qene anetar i Komitetit Shqiptar te Helsinkit.

Bashkepunetor ne shume projekte trainimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE..

Botimet:

Die Stammmesgesellschaften Nordalbaniens – Wien 1996. (Bashkeautor Karl Kaser).

Gur – 2008

Në Mirditë & rreth e rrotull – 2009

Roje – 2010

Çadra e kuqe : histori fatesh austro-shqiptare në shekujt XIX -XXI – 2013

Gra te pergjitheshme – 2014 (me bashkeautore Klodiana Kapo)

Komento: