E dhimbshme: Vdes një person në Kamenicë, goditet nga një lis – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E dhimbshme: Vdes një person në Kamenicë, goditet nga një lis

18:58 | 14 Tetor 2020

Vdes një person në Kamenicë, goditet nga një lis.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një mal të komunës së Kamenicës.

Një person i cili dyshohet se ka qenë duke prerë dru është goditur nga një lis.

I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit.

“Një person dyshohet se ka qenë duke prerë dru, është goditur nga një lis. Ai nuk ka mundur t’u bëj ballë plagëve dhe fatkeqësisht ka vdekur”.

Hashani tha se policia po e heton rastin..

Komento: