E dhimbshme: Vdes një person në Prishtinë, bie nga ndërtesa ku ishte duke punuar

11:59 | 03 Nëntor 2020

Vdes një person në Prishtinë, bie nga ndërtesa ku ishte duke punuar.

Një person ka vdekur dje në Prishtinë, pas lëndimeve të marra në vendin e tij të punës. Viktima kishte rënë nga një ndërtesë, ku ishte duke punuar.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima është dërguar në QKUK dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar për derisa ishte në vendin e punës, në rrethana të panjohura, ka rënë nga një lartësi e ndërtesës. Viktima është dërguar në QKUK dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Komento: