Vdes një punëtor në Minierën e Trepçës.
Një punëtor në Minierën e Trepçës ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur në njësinë përpunuese-flotacion.
Lajmin për klankosova e ka konfirmuar Kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri.
“Po është e vërtetë se ka ndodhur një aksident me fatalitet në njësinë punuese-flotacion në Trepçë dhe ne atë aksident është aksidentuar duke humbur krahun, dhe si pasojë nuk ka arritur që t’i mbijetoj plagëve”, ka thënë Gërguri.