E dhimbshme: Vozitësi humb jetën pasi bie me veturë në lumin “Ibër”

10:07 | 03 Janar 2023

Vozitësi humb jetën pasi bie me veturë në lumin “Ibër”.

Të hënën në mbrëmje një person ka humbur jetën pasi derisa ishte duke drejtuar veturën, ka rënë në lumin “Ibër”.

Sipas policisë, në orët e hershme të mëngjesit, ekipet e shpëtimit kanë arritur që ta nxjerrin automjetin nga lumi, së bashku me vozitësin i cili ishte pa shenja jete, njofton Klan Kosova.

“Në rrugën nacionale Leposaviq-Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën është përfshirë një veturë, e cila derisa ishte në lëvizje (drejtuesi i panjohur) dyshohet për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike-mjegullës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin ‘Ibër’”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, në kërkim të drejtuesit dhe veturës të cilët gjatë natës nuk kanë arritur ta gjejnë. Kërkimi ka vazhduar në orët e hershme të mëngjesit, ku është gjetur dhe nxjerrë automjeti së bashku me vozitësin i cili ishte pa shenja jete. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent për të vazhduar me procedurat e mëtejme”.

Komento: