E dhimbshme, zbulohet mesazhi i fundit i Sala para rrëzimit të avionit

08:43 | 23 Janar 2019

Janë zbuluar mesazhet e fundit të lojtarit të Cardiff Cityt para se aeroplani me të cilin udhëtonte të zhdukej.

Emiliano Sala ka dërguar një audio mesazh nga ajri në një grup në ËhatsApp para se avioni që udhëtonte në Cardiff do të zhdukej gjatë rrugës

Pasi ishte konfirmuar si lojtar i ri i Cardiff City, Sala po udhëtonte nga Nantes për në Ëales kur avioni i tij humbi gjatë udhëtimit.

“Tung, vëllezër të vegjël, si jeni njerëz të çmendur”, fillon mesazhi më zë i Sala.

“Vëllezër, jam i vdekur. Isha këtu në Nantes duke bërë gjëra, gjëra dhe gjëra që nuk ndalonin kurrë”.

“Jam këtu në avion që duket se do të rrëzohet dhe po shkoj në Cardiff”.

“Nesër, ne do të fillojmë dhe në mbrëmje do të filloj të stërvitem me skuadrën time të re. Të shohim çfarë do të ndodh. Si jeni vëllezër dhe motra, të gjithë mirë?”.

“Nëse në një orë e gjysmë nuk do të keni ndonjë lajm për mua, nuk e di nëse ata do të dërgojnë dikë që të më kërkojnë sepse nuk do të me gjejnë, por ju e dini…Babi, sa i frikësuar që jam?”.

Lojtari sapo ishte transferuar në Cardiff City si transferi më i shtrenjtë këtë muaj pasi që ishte blerë për 17 milionë euro në Ligue 1.

Komento: