
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar se gjatë ditës së nesërme pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Gjatë ditës, parashikohet që temperaturat minimale të lëvizin mes 10 dhe 14 gradë celsius, ndërsa ato maksimale, mes 25 dhe 29 gradë celsius.
Postimi:
E diel (12.07.2026)
Parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të sjellin reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh. ⛈️
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14°C, ndërsa maksimalet do të jenë ndërmjet 25 dhe 29°C.
💨 Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–11 m/s