
Alba Pollozhani është një nga banoret më të komentuar të formatit “BBVK”.
Ajo ka zbuluar se disa vite më parë ka kaluar një periudhë të vështirë në jetën personale, pasi i dha fund martesës së saj pesëvjeçare.
Alba ka treguar se ndarja ndodhi në mënyrë të papritur, duke rrëfyer se ish-bashkëshorti e kishte lënë duke e bllokuar në telefon.
Sipas saj, arsyeja kryesore e ndarjes lidhej me mentalitetin e paavancuar të ish-bashkëshortit dhe familjes së tij, shkruan Kosovarja.
