Ylli i Barcelonës ka refuzuar rinovimin e kontratës.
Munir El Hadadi me gjasë do të jetë një nga emrat që do të largohet nga “Camp Nou” gjatë kësaj merkatoje.
“Radio Cat” shkruan se lojtari ka refuzuar rinovimin e kontratës, e cila do t’i sillte përfitime shumë më të mëdha ekonomike, mirëpo ai e ka refuzuar ofertën, transmeton lajmi.net.
Kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit që të besojnë se lojtari ka arritur një marrëveshje me ndonjë skuadër tjetër.
Krerët e klubit janë duke investiguar këtë situatë. Ata duan ta dinë se për cilën skuadër bëhet fjalë.