E do një skuadër tjetër, ylli i Barcelonës refuzon rinovimin e kontratës

21:43 | 28 Dhjetor 2018

Ylli i Barcelonës ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Munir El Hadadi me gjasë do të jetë një nga emrat që do të largohet nga “Camp Nou” gjatë kësaj merkatoje.

“Radio Cat” shkruan se lojtari ka refuzuar rinovimin e kontratës, e cila do t’i sillte përfitime shumë më të mëdha ekonomike, mirëpo ai e ka refuzuar ofertën, transmeton lajmi.net.

Kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit që të besojnë se lojtari ka arritur një marrëveshje me ndonjë skuadër tjetër.

Krerët e klubit janë duke investiguar këtë situatë. Ata duan ta dinë se për cilën skuadër bëhet fjalë.

Komento: