E dogjën në veturë taksistin, ja çka ka ndodhur me të dyshuarit

12:16 | 13 Prill 2019

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditë me parë Skenderajn.

Para 5 ditësh në Skenderaj, Ilir Zeqiri është privuar nga jeta në mënyrë mizore. Ai fillimisht ishte qëlluar me ar.më zjarri është djegur së bashku me veturën e tij.

Policia në lidhje me këtë rast, natën e mbrëmshme ka arritur t’i prangos dy persona si të dyshuar për rastin.

Tek të dyshuarit janë konfiskuar edhe ar.më zjarri të llojit AK-47 me 17 fishekë dhe një veturë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Komento: