E donte me ҫdo kusht, Barcelona heq dorë nga ylli i madh

12:01 | 03 February 2019

Barcelona e donte yllin e PSG-së, por duket se tashmë ka hequr dorë.

Barcelona ka vendosur t’i japë fund përpjekjeve për ta transferuar Adrien Rabiotin në “Camp Nou”, pjesërisht për shkak se francezi nuk e ka shprehur publikisht dëshirën e tij për t’iu bashkuar klubit katalonas, sipas Mundo Deportivos.

Klubi i La Ligës përmendej si ndër më të interesuarit për njeriun e Paris Saint-Germainit, i cili pritet të largohet nga Parisi në fund të këtij sezoni.

Rabiot e kërkoi largimin gjatë afatit kalimtar të janarit, por nuk mundi ta realizojë, prandaj të gjitha mundësitë janë që ai të largohet në verë.

Sipas Mundos, një gjë është e sigurt, destinacioni i tij në verë nuk do të jetë Barça.

Komento: