E fitoj betejën me koronavirusin, Rustu: Fitova luftën, merreni seriozisht se është kërcënim i madh për njerëzimin

16:05 | 15 April 2020

Koronavirusi ka prekur edhe botën e futbollit.

Ish-portieri legjendar i Turqisë, Rustu Recber u ka kërkuar njerëzve që të marrin seriozisht kërcënimin nga Covid-19 dhe të ndjekin të gjitha protokollet e sigurisë për të parandaluar infektimin nga coronavirusi.

46-vjeçari u testua pozitiv në Covid-19 muajin e kaluar dhe u shtrua në spital, ku ishte në një gjendje kritike për një kohë.

Ish-portieri u fut në izolim dhe ai më në fund u shërua dhe u lirua nga spitali javën e kaluar.

Rustu deklaroi fitore ndaj coronavirusit, por pranoi se ai do të jetë ende larg familjes së tij për dy javë pasi të kaloj një raund tjetër të karantinës sipas rregullave.

Ai pranoi se kishte frikë për të ardhmen e familjes së tij, ndërsa luftonte me sëmundje në shtratin e spitalit dhe këmbënguli që njerëzit duhet të marrin seriozisht kërcënimin nga Covid-19 dhe të ndjekin të gjitha protokollet e përcaktuara nga zyrtarët shëndetësorë dhe qeveritë.

“Së pari dua t’ju falënderoj shumë juve dhe gjithë njerëzve në mbarë botën që më mbështeten gjatë këtyre momenteve të vështira”, ka thënë fillimisht Rustu për Inside Futbol.

“Unë kam fituar luftën time kundër virusit dhe jam liruar, por tani për 14 ditë, do të jetoj larg familjes sime në karantinë në shtëpi”.

“Nuk u tremba. Thjesht bëja pikëpyetje se çfarë kam bërë gjatë gjithë jetës sime, dhe kam menduar se një gjë tjetër që më vjen në mendje është se çfarë ndodh me familjen time nëse diçka më ndodh? Gjithmonë i bëja pyetje vetes”.

Turku beson se Covid-19 është një kërcënim për njerëzimin dhe çdo masë sigurie duhet të merret derisa të mos ketë vaksinë.

“Absolutisht të gjithë duhet ta marrin seriozisht këtë virus. Është e nevojshme të ndiqni të gjitha rregullat e përcaktuara deri sa të gjendet një zgjidhje. Qëndroni larg kontaktit. Qëndroni larg njëri-tjetrin dhe rrini në shtëpi!!!”

“Ky virus është në një pikë që kërcënon njerëzimin. Para se të gjendet një zgjidhje përfundimtare, definitivisht nuk duhet të rrezikoni shëndetin e ndonjë lojtari”, përfundoi ish-legjenda turke e portës.

Komento: