Votuesi i LDK-së në Podujevë fotografon votën.
Një person në Podujeve pas votimit, ka fotografuar votën. Këtë e ka dokumentuar duke e fotografuar edhe letërnjoftimin e tij. Në bazë të ligjit dhe rregullore së KQZ-së, ky veprim është i ndaluar dhe i dënueshëm.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është thënë se nuk kanë pranuar ndonjë parregullsi.
Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se procesi i votimit në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut është duke u zhvilluar qetë.