Një turist e pësoi me jetë nga peshkaqeni.
Turisti italian ka vdekur pasi është sulmuar nga një peshkaqen në ujërat e një ishulli të Karaibeve.
Antonio Roseto Degli Abruzzi, u sulmua nga peshkaqeni teksa zhytej në bregun e ishullit kolumbian të San Andres.
56-vjeçari, i cili vinte nga Roseto degli Abruzzi në bregun lindor të Italisë qendrore, u kafshua në kofshë në një zonë popullore të quajtur La Piscinita të premten, më 18 mars.
Incidenti është përshkruar si i pari në një zonë e cila është e mbushur me hotele dhe qendra zhytjeje dhe konsiderohet si një nga vendet më të mira në ishull.