Koronavirusi po vazhdon të marrë shumë jetë në Spanjë.
Janë raportuar 849 vdekje në Spanjë nga koronavirusi, sipas të dhënave nga 24 orët e fundit. Duke çuar në 8 mijë e 189 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus.
Edhe numri i personave të infektuar u rrit për 9 mijë e 222, duke e çuar në 94 mijë e 417 shifrën e të infektuarve që nga fillimi i përhapjes së virusit.
Këto raste paraqesin rritje prej 10.8 për qind të shifrës së përgjithshme dhe i dhanë fund disa ditëve me shifra në rënie. Rastet e sotme e goditën shpresën për fundin e kulmit të gjendjes së rëndë.
Spanja tashmë është bërë vendi i tretë në botë me numrin më të madh të të infektuarve pasi e kaloi Kinën dhe tash ndodhet pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë.
Ndërkaq numri i të shëruarve nga koronavirusi në Spanjë tashmë ka shkuar në 19 mijë e 259.