Vetura e Adem Grabovcit është aksidentuar.
Është aksidentuar vetura e zyrtarit të PDK’së, Adem Grabovci në autostadë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express vetë Grabovci, ndërsa nuk ka treguar nëse ai ka qenë në veturë.
“Makina jem ka qenë, i ka mshu njonit”, ka thënë Grabovci.
Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin që e lidhë Pejën në autostradën Prishtinë – Prizren
Ndërkaq të gjithë zëdhënësat e Policisë të kontaktuar nga Gazeta Express nuk kanë dhënë përgjigje për aksidentin që u përfshi vetura e zyrtarit të PDK’së