E FUNDIT: Fotografia që publikoi Flora Borovina nuk ishte në Kosovë, ja në cilin vend – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

E FUNDIT: Fotografia që publikoi Flora Borovina nuk ishte në Kosovë, ja në cilin vend

20:07 | 16 Maj 2019

Fotografia që u publikua nga deputetja Flora Brovina nuk është e luftës së Kosovës.

Flora Brovina, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, sot gjatë ditës, ka publikuar dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhu,nuar femrat, gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Brovina ka thënë se në fotografi shihen ushtarët serbë duke dhu,nuar një grua në Kosovë, dhe familjarët përreth saj janë disa të vr,arë, e disa duke u keqtrajtuar nga ushtria serbe.

Por, a është në të vërtetë fotografia e bërë gjatë luftës në Kosovë?

Me një klikim në Google, Telegrafi ka kuptuar se fotografia që ka zbuluar Brovina, nuk ka të bëjë aspak me luftën e fundit në Kosovë, por ndërlidhet me krimet e kryera në Irak.

Për shkak të përmbajtjes por,nografike, nuk ka mundur të publikojë ueb-faqen në fjalë.

Ndërkaq, lidhur me këtë pati reagime të ashpra nga deputetë, e nga shoqëria civile, të cilët e quajtën të jo etike publikimin e fotografisë së viktimës të dhunës seksuale, e cila sipas Brovinës është gjallë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!