E fundit nga Italia: Leonoardo e Gattuso shkarkohen, Igli Tare vjen në Milan

16:15 | 23 Maj 2019

Milan është duke menduar për ndryshime në sezonin e ardhshëm. Pas mospërmbushjeve të synimeve të klubit, drejtuesit e Milan janë duke bërë gati vendimin për shkarkimin e Leonardos dhe Rino Gattusos.

Claciomercato shkruan se largimi i tyre pritet të ndodh pas përfundimit të këtij sezoni në Serie A, përcjell ORAinfo.

Sipas këtij mediumi italian, thuhet se vendin e Leonardos do ta zë drejtori sportiv i Lazos, Igli Tare.
Tare kërkohet nga Milan si pjesë e ristrukturimit të bordit të tij.

Calciomercato mund të konfirmojë raportet nga Il Messegero të cilat deklarojnë se Tare është një nga kandidatët të cilët mund të zëvendësojnë Leonardo-n i cili pritet të largohet në verë.

Ai ka fluturuar në Londër, vendi ku ndodhet një nga zyrat e Menaxhimit të Elliot. /ORAinfo/

Komento: