E FUNDIT NGA MILANI! Çfarë po ndodh? Talenti kuqezi largohet drejt Francës

00:03 | 10 Gusht 2026

Zachary Athekame pritet të largohet përkohësisht nga Milani, me Lyonin që ka arritur marrëveshje për huazimin e tij për sezonin 2026/27.

Sipas raportimeve të fundit nga gazetari i RMC Sport, Fabrice Hawkins, Milani dhe Lyoni kanë gjetur akordin për kalimin e Athekames në Francë në formën e huazimit për një sezon.

Marrëveshja nuk do të përmbajë opsion blerjeje, ndërsa pagën e futbollistit gjatë periudhës së huazimit pritet ta mbulojë klubi francez.

Largimi i Athekames vjen në një moment kur minutat e tij te Milani janë vënë në pikëpyetje. Trajneri Ruben Amorim nuk e aktivizoi zviceranin në ndeshjet ndaj Interit dhe Chelseat, ndërsa kjo zgjedhje kishte ngritur pikëpyetje në mediat italiane, përcjell ORAinfo.

Synimi është më shumë hapësirë në fushë

Formula e marrëveshjes tregon qartë se qëllimi kryesor i Milanit është t’i sigurojë Athekames më shumë minuta dhe përvojë në një tjetër kampionat.

Në krahun e djathtë, Alexis Saelemaekers konsiderohet zgjedhja e parë e Amorimit, ndërsa trajneri së fundmi ka provuar edhe Samuel Chukwuezen në këtë pozicion.

Në këto kushte, hapësira për Athekamen do të ishte e kufizuar dhe huazimi te Lyoni shihet si një mundësi e mirë që mbrojtësi të luajë rregullisht dhe të zhvillohet më tej.

Për momentin nuk ka një klauzolë blerjeje në marrëveshje. Megjithatë, nëse Athekame arrin të bindë gjatë sezonit në Francë, Lyoni mund të rikthehet në bisedime me Milanin për një transferim të përhershëm verën e ardhshme.

Ndërkohë, një tjetër futbollist i Milanit, David Odogu, nuk u aktivizua në ndeshjet ndaj Interit dhe Chelseat, duke ngritur dyshime se edhe ai mund të largohet në huazim gjatë kësaj vere. /ORAinfo/

Komento: