Një efektiv policie transportohet në spital.
Fishekzjarrët e shumta të hedhura në drejtim të policisë nga ana e protestuesve, kanë sjellë edhe pasojat e para.
Kështu një efektiv i forcave policore është transportuar me ambulancë për në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare, për të marrë ndihmën mjekësore.
Kjo pasi ai ishte djegur në fytyrë nga fishekzjarret e hedhura, ndërsa ende nuk duhet shkalla e djegies.
Protesta nisi para kryeministrisë dhe u zhvendos drejt parlamentit, ku më pas u shpërndanë përkohësisht, pas hedhjes së gazit lotsjellës. /tch