E FUNDIT: Polici digjet në fytyrë nga fishekzjarrët që hodhën protestuesit

20:45 | 13 Prill 2019

Një efektiv policie transportohet në spital.

Fishekzjarrët e shumta të hedhura në drejtim të policisë nga ana e protestuesve, kanë sjellë edhe pasojat e para.

Kështu një efektiv i forcave policore është transportuar me ambulancë për në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare, për të marrë ndihmën mjekësore.

Kjo pasi ai ishte djegur në fytyrë nga fishekzjarret e hedhura, ndërsa ende nuk duhet shkalla e djegies.

Protesta nisi para kryeministrisë dhe u zhvendos drejt parlamentit, ku më pas u shpërndanë përkohësisht, pas hedhjes së gazit lotsjellës. /tch

Komento: