E FUNDIT: Sulmuesi i madh pensionohet nga kombëtarja e Argjentinës

19:58 | 28 Mars 2019

Sulmuesi ka konfirmuar se ai nuk do të jetë i gatshëm për kombëtaren e tij.

Një lajm i papritur ka ardhur sot nga kombëtarja e futbollit të Argjentinës.

Super sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, ka bërë të ditur se ka marrë vendimin për pensionimin nga kombëtarja e Argjentinës.

Sulmuesi i Chelsea ka konfirmuar se ai nuk do të jetë i gatshëm për kombëtaren e tij, pas dështimit në Kupën e Botës, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se kjo ka përfunduar. Koha ime ka mbaruar” ka thënë ‘Pipita’ për ‘Fox Sports’ transmeton lajmi.net.

“Dua të shijoj jetën me familjen. Për dëshirën e disave, ndoshta jo të shumicës, koha ime ka mbaruar” ka thënë tutje argjentinasi.

“Tani mund të ndaloni së menduari nëse unë do të jem në listë ose jo” ka thënë ndër të tjerash Higuain.

Gonzalo Higuain është paraqitur në tri finale me Lionel Messi dhe Sergio Aguero dhe humbi të tri ato finale.

Komento: