E FUNDIT: Thaçi fton Albin Kurtin për t”ia caktuar mandatarin për kryeministër

11:20 | 27 Dhjetor 2019

Hashim Thaçi, do t”ia caktojë Albin Kurtit mandatin për kryeministër.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar kryetarin e VV-së, Albin Kurtin për ta caktuar mandatarin për kryeministër.

Në ftesën të cilën Thaçi ia ka dërguar Kurtit, takimi është paraparë të mbahet në orën 13:30, shkruan lajmi.

Ftesa e Thaçit vije pasi që partia e Kurtit ka fituar zgjedhjet e parakohshme, dhe në këtë formë me Kushtetutë i takon caktimi i mandatarit.

Kjo është ftesa që Thaçi ia ka dërguar Kurtit:

Komento: