E futi në burg dhe pastaj e tradhtoi, gruaja e penduar kërkon faljen e bashkëshortit

10:01 | 13 January 2019

Në emisionin ‘Dua të bëj të lumtur’ ka marrë pjesë një çift me histori prekëse.

Personazhi i rradhës këtë mbrëmje në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte Elida, e cila rrëfeu historinë e saj të dashurisë që kishte kaluar shumë prova.

Para disa vitesh ajo ishte njohur me Arjanin. Të bindur për dashurinë e tyre, pas një jave njohje, ata kishin vendosur që të lidhnin jetën sëbashku.

Gjatë bashkjetesës midis Arjanit dhe Elidës lindën konflikte të ndryshme, ku konflikti kryesor ishte xhelozia e tepruar e Arjanit. Në një nga debatet e zhvilluara Arjani kishte ushtruar dhunë fizike ndaj Elidës, e cila e kishte denoncuar në polici. Kjo kishte sjellë dënimin e tij me 8 muaj burg.

Elida i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje Arjanit për veprimet që kishte bërë si dhe të mos kishte dyshime në dashurinë e saj. Gjatë bisedës që u zhvillua në studio midis tyre, u zbulua që Elida kishte pasur një marrëdhënie me dikë tjetër gjatë kohës që Arjani kryente dënimin e tij.

Pavarësisht veprimeve të Elidës, ai e kishte falur dhe i kishte këkuar një mundësi të dytë. Arjani i’u drejtua Elidës me këto fjalë: “Unë të kam falur për çdo veprim tëndin, gjithashtu dua të të kërkoj falje për veprimet e mia. Ti dhe fëmijët jeni gjithçka për mua!”.

Komento: