Një gjest që vlen të duartrokitet.
Një qytetar nga Prizrenit, i cili kishte qenë në ‘Tregun e gjelbër’ në Prizren, ka gjetur një kuletë me para, dokumente dhe gjësende me vlerë.
Qytetari i cili e ka gjetur kuletën duke vepruar ndërgjegjshëm, e ka dorëzuar kuletën në Stacionin policor në Prizren.
Policia pasi ka vërtetuar dhe konfirmuar për personin i cili e ka humbur, ja ka dorëzuar në prezencë të dëshmitarit me vërtetim të gjitha sendet e humbura.
Kuleta i përkiste një gruaje me kombësi turke dhe me këtë veprim e njëjta i ka falënderuar qytetarin dhe policinë e Kosovës.
“Gjithashtu policia e Kosovës në Prizren e ka falënderuar qytetarin dhe njëherit kërkon, që në raste të tilla të tregohet kulturë dhe qytetari sikur ky veprim”, thuhet në njoftimin e Policisë.