E gjeti kuletën me 700 euro, qytetari në Prishtinë e dorëzon atë në Polici

11:56 | 10 Dhjetor 2025
E gjeti kuletën me 700 euro, qytetari në Prishtinë e dorëzon atë në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në stacionin policor në Prishtinë një qytetar ka dorëzuar një kuletë me para, e cila më pas i është kthyer pronarit.

“Prishtinë, 10 Dhjetor 2025- Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen. Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar S.P, ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit. Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm.”

Komento: