Mbrojtësi i Sampdoria, Joachim Andersen ka thënë se është çuditur me formën e Fabio Quagliarella këtë sezon.
Italiani u ftua në e kombëtaren italiane dhe bëri një paraqitje zëvendësuese kundër Finlandës.
Ai është aktualisht golashënuesi më i mirë i Serie A, duke shënuar më shumë gola se Cristiano Ronaldo përcjell ORAinfo.
“Ai po luan një sezon të çmendur dhe të gjithë e duan atë, si në Sampdoria ashtu edhe në ekipin kombëtar.
“Është e mrekullueshme që ne të jemi në gjendje të mbështetemi në golat e tij. Ai po bën edhe më mirë se vitin e kaluar, nuk është normale të shënosh aq shumë në moshën e tij”, ka thënë Andersen.
Quagliarella është shfaqur në 27 ndeshje të Serie A këtë sezon, duke shënuar 21 herë. Ai gjithashtu ka asistuar shtatë herë./ORAinfo/