Pepe është emri më i përfolur aktualisht në botën e futbollit.
Nicolas Pepe është duke shkëlqyer te skuadra Lille, andaj shumë klube të tjera janë hedhur në sulm për shërbimet e tij.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë është duke u kërkuar nga Barcelona dhe Liverpool.
Nicolas Pepe pritet të largohet nga Lille në këtë verë, gjersa këta të fundit i duan 85 milionë euro nga shitja e tij. Përveç Barcelonës dhe Liverpoolit edhe Inter, Chelsea, PSG dhe Bayern Munich, janë në garë për 23-vjeçarin.