Një person ka shtënë katër herë me armë zjarri ndaj një personi tjetër, por që fatmirësisht viktima ka shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është plagosur në këmbë, ndërsa i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
“Raportohet se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe nga të shtënat është plagosur në këmbë viktima mashkull K/Shqiptar. I dyshuari pas të shtënave kishte ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar katër gëzhoja të fishekëve, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të fishekëve. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ku vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.