
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në qytetin e Pejes ka ndodhur një aksident me pasoja fatale.
Lajmin për media e ka dhënë zëdhënësi i policisë për këtë rajon Fadil Gashi.
Ai tha se në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një person 41 vjeç.
Dhe si pasojë e plagëve të marra ai ka ndrruar jetë.
Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa policia është duke hetur rastin me qëllim që të identifikojë veturën dhe ngasësin e saj.
Njoftimi nga policia:
Me datë 26. 11. 2023 rreth orës 00:47 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Klinton në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrite të përballoji plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestarë.
Trupi i viktimës SH. G. mashkull 41 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia është duke punuar në identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjeti./ORAinfo