E godet treni, vdes 61 vjeçarja në Pejë

15:35 | 30 September 2019

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pejë.

Një 61 vjeçare ka mbetur e vdekur sot pasi që e njëjta është goditur nga treni në fshatin Lutogllavë të Pejës. Rasti po cilësohet si “hetim i vdekjes”, raporton Express.

Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Pejës përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 30.09.2019 rreth orës 12:40, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë- Pejë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve. Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, Z.K. f/k/sh e lindur (1958)”, thuhet në komunikatë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i Vdekjes

Komento: