E goditën për vdekje familjarin e tyre, prangosen dy persona

13:38 | 08 September 2019

Një person ka vdekur në Lipjan si pasojë e lëndimeve të marra pas përleshjes fizike me dy persona që dyshohet se e kishin goditur viktimën me mjet të mprehtë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. Dy të dyshuarit për këtë rast janë prangosur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Ky është njoftimi nga Policia:

Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 07.09.2019 – 15:09. Janë prangosur dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët pas një përleshje fizike që kishin pas me viktimën mashkull K/Shqiptar me ndonjë mjet të mprehtë e kishin goditë atë i cili si pasoj e lëndimeve kishte ndërruar jetë në QKUK. Si pasoj e rastit edhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretmanë mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori i shtetit. Nga njësiti përkatës policor është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

Komento: