E goditi për vdekje 12-vjeçaren në Pejë, gjykata merr këtë vendim

11:08 | 29 August 2019

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pejë.

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.G, për shkak të dyshimit të bazuar se ditë më parë ka goditur me veturë një vajzë të mitur që vdiq në vend të ngjarjes.

Me datë 26.08.2019, në rrugën Raushiq – Baran, në udhëkryq, nga pakujdesia ka shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale ndaj këmbësores – të miturës A.B, në atë mënyrë që derisa i pandehuri po qarkullonte me automjetin e tij, me të arritur në vendin e lartcekur duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, me të vërejtur biçikletën tenton t’i shmanget aksidentit duke devijuar në të majtë ku me pjesën e parë ballore të veturës e godet biçikletën të cilën e drejtonte tani e ndjera A.B dhe e bart disa metra, e si pasojë e lëndimeve e aksidentuara ndërron jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik.

Të pandehurit E.G i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Komento: