Për shkak të një konflikti mes një stjuardese e një udhëtari fluturimi Prishtinë-Shtutgart u anulua. Fluturimi nga Prishtina për në Shtutgart të Gjermanisë ishte planifikuar të ndodhte pasditen e së dielës.
Ani pse gjithcka ishte gati dhe udhëtarët hipën në aeroplan, pasi u nis, aeroplane u kthye mprasht.
Kjo për shkak të një konflikti mes një stjuardese dhe një udhëtari.
Ngjarjen e tregon njëri nga udhëtarët që pa gjithë situatën…
Edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, e konfirmojnë anulimin e fluturimit.
E në kompaninë e cila kishte organizuar fluturimin, nuk japin detaje për arsyen e anulimit të fluturimit në fjalë.
Realizimi i këtij fluturimi ndodhi tek të hënën paradite.
Sipas të dhënave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ‘’Adem Jashari’’, kompania kreu fluturimin pas orës 10:00 të hënën.